Një tjetër pallat i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të shembet sot nga IKMT.

Shembja e godinës nr.76, në Pjeshkë, Durrës do të realizohet me mjete të rënda dhe jo eksploziv.

Në vendngjarje kanë mbërritur inspektorët e IKMT dhe IMT Durrës dhe pas pak minutash pritet të nisë shembja e pallatit 5 katësh.

Më shumë se 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit ka ende godina që pritet të shemben për t’i hapur rrugë procesit të rindërtimit.

Rreth një javë më parë u shemb me eksploziv pallati nr.122, në lagjen nr.18 Durrës dhe menjëherë më pas nisi puna për largimin e inerteve të krijuara nga shpërthimi i kontrolluar.