DURRËS, 28 nëntor 2013 – Natyra i bën surprizë qytetit bregdetar për festat. Një ylber i bukur mbi Durrës pasditen e 27 nëntorit 2013 paralajmëroi një mot të kthjellët ditën e Pavarësisë. Foton e ka realizuar gazetari Gëzim Kabashi, që ia dërgoi redaksisë së “Dyrrah”-ut bashkë me urimet e rastit. Kurse më 28 nëntor 2013, paradite, në qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu” Durrës  u zhvillua një takim solemn me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Merrnin pjesë autoritete të pushtetit vendor, familjarë të atdhetarëve, qytetarë etj. Fjalën përshëndetëse e mbajti prefekti i qarkut të Durrës-Krujës Roland Xhelilaj. Më pas u vijua me një koncert festiv (fotot, mirësjellje e gazetarit Mark Brunga).

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/