Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët se priten probleme në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit, për shkak të dy difekteve.
Difektet janë regjistruar në Shkozet dhe në sheshin “Pranvera”.
Njoftimi i UKD:
Ujesjelles Kanalizime Durres njofton abonentet se per shkak te dy difekteve qe kane ndodhur pasditen e sotme do te kete probleme ne furnizimin me uje te pijshem te qytetit. Difektet kane ndodhur ne tubacionin 600 mm qe furnizon me uje depon nr 1 dhe depon nr 2. Difektet jane konstatuar ne Shkozet dhe ne sheshin "Pranvera". Para nje ore ka nisur puna per riparimin e difekteve, riparimi i te cileve kerkon 6-7 ore kohe. UKD kerkon mirekuptimin e qytetareve deri ne normalizimin e situates.





