Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për dy shtetas, pasi nuk kanë deklaruar gjatë kontrollit në port një sasi të konsiderueshme të sendeve me vlerë.

Bëhet me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, filluan proçedimin penal në ngarkim të shtetasve F. D. 34 vjeçe,  banuese në Palermo dhe P. C. 39 vjeç,  banues në Bisceglie, Itali.

Më datë 26.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në P.K.K. Durrës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një sasi e konsiderueshme mallrash me vlerë,  si:

• ora të markave të ndryshme;

•  varëse me ngjyrë floriri, me gurë si ato të diamantit;

•  byrzylyk me ngjyrë si ato të floririt;

• unaza me gurë si ato të diamantit;

• vathë me ngjyrë si ato të floririt  si dhe me ngjyrë të bardhë dhe me gurë si ato të diamantit.

Sendet e sekuestruara, shtetasit e proceduar, nuk i kishin deklaruar në doganë.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” , parashikuar në nenin 179/a të Kodit Penal.