Që hajdutët kanë “pikë të dobët” automjetet, paratë, kasetofonët apo pajisjet elektronike këtë nuk e vë askush në diskutim.
Por që të thyhej një banesë për të vjedhur enët e kuzhinës, pak kush do ta mendonte.
Gjithsesi kjo vjedhje e çuditshme ka ndodhur një natë më parë.
Sipas policisë së Durrësit, në një shtëpi në Rrashbull, hajduti ka depërtuar në ambientet e brendshme duke thyer dritaren dhe është larguar nga banesa duke marrë me vete disa enë kuzhine.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërkohë që pronari i banesës, shtetasi P.G. ka mbetur i habitur nga vjedhja e çuditshme.





