Durrës, 16 maj 2014 – Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 28 vjeçarin Elton S., i cili akuzohet se ka rrahur me rrip vajzën me të cilën bashkëjetonte. Sherri mes çiftit të ri ka lindur për shkak të darkës që nuk ishte bërë gati nga 19 vjeçarja R.P.
Sipas policisë, dy bashkëjetuesit kanë pasur një debat të fortë në darkë, pasi burri është kthyer në shtëpi dhe ka pretenduar të gjejë darkën gati. Por ushqimi nuk ishte përgatitur nga 19 vjeçarja me pretendimin se nuk kishte ushqime në shtëpi.
Pas debateve të ashpra 19-vjeçarja ka qëlluar e para me shpullë në fytyrë bashkëjetuesin dhe më pas ai ka hequr rripin nga pantallonat duke e goditur disa herë.
Por reagimi mjaft i ashpër dhe aspak normal i ka kushtuar shtrenjtë 28 vjeçarit Elton S., që tani ndodhet pas hekurave me akuzën “Dhunë në familje”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





