Një 21 vjeçar, i identifikuar me inicialet B.M, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë B. Gj. 

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit, teksa mjeti i të riut po ndiqej nga patrulla e policisë, pasi ai refuzoi t’i bindej urdhërit për ndalim.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se janë arrestuar edhe 2 shtetas të tjerë, të identifikuar si A. K., dhe S. G.  26 vjeç, të cilët kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë.

Mbi tre të rinjtë rëndojnë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë 3 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Në lagjen Nr.1, Durrës, gjatë ndjekjes nga patrrulla pasi nuk i është bindur urdhërit për ndalim të dhënë nga punonjësit e policisë, në kohën që është ndaluar nga patrrulla për verifikim, shtetasi B. M., 21 vjeç, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë B. Gj., ndërsa shtetasit A. K., dhe S. G.  26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë.