DURRËS, 25 qershor 2013 – Katër nga shtatë KZAZ-ët në total që ka qarku i Durrësit kanë përfunduar procesin e numërimit, ndërkohë drejt përfundimit janë dhe tre KZAZ-ët e tjera të cilat pritet të përmbyllen në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Në KZAZ-ën numër 22, e cila përfshin komunën Xhafzotaj e Rrashbull, ka kryesuar koalicioni i djathtë me 900 vota, ndërsa në tre KZAZ-ët e tjera, numër 21, 24 dhe 25, që përfshin disa zona të Durrësit dhe zonat rurale ka kryesuar koalcioni i majtë me rreth 7 mijë vota në total më shumë se koalicioni i djathtë.

Procesi i numërit për 70 qendrat e votimit, nga 444 që ka qarku i Durrësit, po ecën me ritme të kënaqshme dhe pritet të përmbyllet mbrëmjen e sotme.

/e.a. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/