Policia kufitare dhe kapiteneria e portit të Durrësit kanë nisur zbatimin e masave për të përballuar fluksin e lartë të emigrantëve që kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

Shefja e policisë Kufitare, Lindita Nushi, e pranishme në mbledhjen e organizuar nga Prefekti Roland Nasto në lidhje me masat që duhet të marrin institucionet për festat e fundvitit, deklaroi se institucioni që ajo drejton ka marrë të gjitha masat duke rritur efikasitetin në pikën kufitare.

Nushi tha se janë shtuar sportelet dhe numëri i efektivave, me qëllim përpunimin në kohë reale të pasagjerëve që zbresin në tokën shqiptare.

Autoritetet shqiptare kanë marrë të gjitha masat për të përpunuar sa më shpejt pasagjerat që zbresin nga tragetet e linjës Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, por sipas kapitenit të portit detar, Taulant Allkja autoritetet italiane po punojnë vetëm me një apo dy sportele në Bari duke krijuar vonesa të gjata tek qytetarët që zgjedhin të udhëtojnë nga italia drejt Durrësit.

Allkja i kërkoi prefektit Nasto që të kërkojë në rrugë zyrtare që autoritetet italiane të jenë më serioze dhe të shtojnë numërin e sporteleve.

Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona po bëjnë dopje korse, me qëllim përballimin e fluksit të lartë të emigrantëve që kthehen për pushimet e fundvitit në Shqipëri, Kosova dhe Maqedoni.

K.H.