Dy gra në moshë të dhunuara nga personat e tyre të afërt kanë denoncuar këta të fundit në polici.
Bëhet fjalë për një 69-vjeçare të rrahur nga nusja e djalit dhe një 64-vjeçare të rrahur nga djali i saj.
Përr të dy rastet, policia e Durrësit ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Komisariati i Policisë Durrës:
- Më datë 04.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.H., vjeçe 69, banuese në Durrës, pasi nusja e djalit, shtetësia E.H., vjeçe 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 04.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.M., vjeçe 64, banuese në Durrës, pasi djali, shtetasi R.M., vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





