Përfaqësues të bizneseve të ndryshme në qytetin e Durrësit janë të predispozuar të marrin nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Hysen Çela” për të zhvilluar praktikën.

Një mundësi e tillë sipas drejtoreshës së shkollës, Blerina Dervishi, i ndihmon gjimnazistët të praktikojnë atë çfarë kanë mësuar gjatë orëve të mësimit, për t'u përgatitur kështu për tregun e punës.

Mësuesja e praktikës profesionale në recepsion-restorant, shprehet për DurrësLajm se nxënësit kanë një performancë shumë të mirë sepse vijnë të orientuar për të marrë profesionin.

Sipas saj, nxënësit e vitit të 3-të dhe 4-rt, janë pothuajse të punësuar në degët që ata kanë zgjedhur.

Të rinjtë e të 5-ta degëve që gjimnazi profesional “Hysen Çela” ofron, po përgatiten për të marrë pjesë në panairin në rang kombëtar që do të zhvillohet më datat 20, 21 dhe 22 prill në Tiranë, ku do të paraqesin punët më të mira të tyre.

G.D.