Në galerinë e arteve pamore "Nikolet Vasia" është çelur ekspozita "Art Pasion". Protagonistë të saj janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Shaqe Mazreku", të cilët nën drejtimin e mësueses, Margarita Ikonomi, kanë sjellë për dashamirësit durrsakë, punime të teknikave të ndryshme.

Që në ditën e parë të saj, ekspozita ka tërhequr vëmendjen, duke u vizituar nga një numër i madh vizitorësh. Janë 180 punime të ekspozuara nga mbi 60 nxënës, ku nuk mungojnë edhe vogëlushët e ciklit fillor.

Njëra prej tyre, Marina Dyli, nxënëse e klasës së nëntë, tregon se ky aktivitet i përvitshëm shërben për t i dhënë një dimension të ri artit, tparë nga këndvështrimi fëminor.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 13 maj.

K.H.