DURRËS, 5 dhjetor 2014 – Përfaqësues të OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, zhvilluan më 4 dhjetor 2014, një takim informues me personelin e spitalit rajonal publik të Durrësit mbi dëmet e përdorimit të antibiotikëve pa kriter. Në takim mori pjesë drejtues si dhe mjekë të fushave të ndryshme si infeksionistë, kirurgë, patologë etj.
U diskutua edhe për mangësitë që mund të vihen re në praktikën e përditshme në laboratorët mikrobiologjikë. Synohej ndërgjegjësimi për rëndësinë e mbikëqyrjes, metodave të standardizuara laboratorike dhe përdorimit të antibiotikëve.
Shqipëria renditet ndër vendet që ka një përdorim të lartë të antibiotikëve. OBSH-ja dhe dikasteri i bluzave të bardha ka nisur një mision në Shqipëri mbi rezistencën antimikrobiale, ku është përfshirë edhe spitali rajonal i Durrësit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





