Është plagosur me thikë pasditen e sotme shefi i antidrogës nga një 20 vjeçar, në lagjen 13 në Durrës.
I plogosuri është Sami Gjyzeli, 56 vjeç banues në Durrës, ndërsa autori i ngjarjes është Xhemal Uka 20 vjeç, dhe ky banues në Durrës.
Gjyzeli është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, nga ku ndodhet në Reanimacionin e spitalit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen e autorit.
Nga ana e grupit hetimor po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.