Policia Rrugore e Durrësit ka goditur dy raste të tjera të tentativës për të korruptuar efektivët e saj, duke e çuar në 25 numrin e drejtuesve të mjeteve të arrestuar ose proceduar për këtë vepër penale.

Në rastin e parë, u arrestua shtetasi A. C., 43 vjeç, banues në Golem, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ai u përpoq t’u ofronte policëve 1000 lekë për të shmangur testin e alkoolit.

Në rastin tjetër, u procedua penalisht shtetasi J. N., 39 vjeç, banues në Sukth, i cili tentoi t’u jepte efektivëve 2000 lekë, për të mos u ndëshkuar për kalim të gabuar në semafor.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Durrësit godet 2 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie.

Shkon në 25 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

-I arrestuari për rastin e parë, tentoi të korruptonte efektivët, për të mos kryer testin e alkoolit, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
-I proceduari për rastin tjetër, tentoi t’i korruptonte punonjësit për të mos u ndëshkuar për kalim të gabuar në semafor.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e penaliteteve. Për këto raste:

-u arrestua shtetasi A. C., 43 vjeç, banues në Golem, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Ai iu ka ofruar shërbimeve, 1000 lekë për të mos kryer testin e alkoolit;
-u procedua penalisht shtetasi J. N., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi iu ka ofruar shërbimeve, 2000 lekë, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për kalim të gabuar në semafor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit apelon sërish, për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, dhe iu garanton anonimat dhe reagim të menjëhershëm.