– Në plumb kishte dëmtuar gjysmën e toraksit të majtë në arterien pulmonare të adoleshentit, sukses i brigadës reanimatore dhe kirurgut Xhevat Spaneshi
DURRËS, 10 korrik 2014 – Brigada reanimatore dhe kirurgu Xhevat Spaneshi të spitalit rajonal të Durrësit kanë arritur t’i shpëtojnë jetën një 17-vjeçari pasi ishte plagosur me plumb në zemër, bëjnë të ditur burime zyrtare të këtij institucioni mjekësor.
Adoleshenti mbërriti në gjendje shumë të rëndë, në urgjencë, i qëlluar me armë zjarri.
Mjekët konstatuan në sallën e operacionit se plumbi kishte dëmtuar gjysmën e toraksit të majtë.
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale u vërejt se plumbi ekzistonte në arterien pulmonare.
Ekipi mjekësor arriti të stabilizonte gjendjen e e të sëmurit, duke i shpëtuar jetën e më pas e dërgoi në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.
Në shërbimin e kardiokirurgjisë u bë e mundur heqja e plumbit, në arterien pulmonare.
Nëse mjekët e Durrësit nuk do të kishin kryer ndërhyrjen e rrallë në zemër, 17- vjeçari rrezikonte të humbte jetën, si pasojë e kalimit të plumbit në mushkëri, njofton spitali rajonal.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





