Në Fakultetin e Biznesit në UAMD u organizua Konferenca XIV studentore, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.

Në këtë konferencë morën pjesë me punimet e tyre mbi 60 studentë nga Fakulteti i Biznesit në UAMD dhe nga universitete tjera të vendit.

Temat e prezantuara ishin kryesisht në fushën e ekonomisë dhe inteligjencës artificiale, ku studentët me punimet e paraqitura ngjallën mjaft debate dhe diskutime.

Nga ana e Dekanit të Fakultetit të Biznesit, Shkëlqim Fortuzi iu garantua mbështetje e plotë dhe e gjithanshme studentëve për projektet e ardhshme në interes të tyre.

Në përfundim të prezantimeve nga ana e jurisë u bë vlerësimi i punimeve dhe për 4 punimet më të mira u akorduan stimuj materialë.