Këtë fillim jave, përfaqësues të institucioneve dhe sipërmarrjeve që operojnë në hapësirën detare kanë nisur në sallën e trajnimeve të Autoritetit Portual Durrës (APD) seminarin kombëtar për ratifikimin dhe zbatimin efektiv të Aneksit VI të Konventës Marpol.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli, tha se Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka miratuar tashmë Aneksin VI të Konventës, që parashikon rregullat për mbrojtjen e ajrit nga emetimi i gazrave, pasojë e djegies së karburanteve në anije.

Zëvendësdrejtorja e përgjithshme e APD-së Sonila Toska bëri të njohura investimet si dhe projektet e bashkëpunimit me porte të tjera të rajonit, njoftoi zyra e shtypit e APD-së.

Seminari po zhvillohet me konsulencën e dr. Zabi Bazarit, ekspert me përvojë profesionale dhe akademike, në bashkëpunim me IMO-n, Programin e OKB-së për Mjedisin (UNEP) dhe Qendrën Rajonale për Reagimin ndaj Emergjencave me Ndotje Detare REMPEC