OSHEE në Durrës ka zbuluar 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike nga subjekte private, biznese kryesisht hoteleri, restorant, bar kafe, etj. Referuar kontratave, abonentet janë shtetasit Arian F., Kudret G., Martin H., Sherife B. dhe Sanije H.
OSHEE njofton se dy prej tyre janë shpallur në kërkim në çastin e konstatimit të vedhjes së energjisë elektrike, në prani të oficerëve të Policisë se Shtetit dhe të Hetimit.
Forma e vjedhjes nga shtetasit e lartpërmendur ishte manipulimi i matësit, furnizim me energji elektrike pa patur kontratë me OSHEE si dhe rilidhje të paligjshme të energjisë pas ndërprejes si debitorë.
Rastet me dokumentacionin përkates i janë përcjellë organeve komptente për procedim të mëtejshëm.
"Beteja ndaj abuzuesve të energjisë elektrike është e përbashkët, prandaj OSHEE u bën thirrje të gjithëve te bashkëpunojnë duke denoncuar vjedhjen dhe korrupsionin ndaj abonenteve dhe punonjësve, kushdoqoftë ai/ajo përmes numrit call center 04 227 4141, postës elektronike [email protected] dhe [email protected], përmes aplikacionit OSHEE Mobile (ku mund të dergoni foto/video), si dhe përmes kanalit të dedikuar në faqen zyrtare ww.oshee.al."-thuhet në njoftimin e OSHEE-së.





