OSHEE në Durrës duket se ka nisur edhe njëherë aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë.
Pasi çoi për ndjekje penale një pensioniste 72-vjeçare që rezultonte debitore dhe kishte rilidhur për të disatën herë në mënyrë të paligjshme energjinë dhe arrestoi ditën e enjte një 44-vjeçar që kishte lidhur në mënyrë të paligjshme energjinë, punonjësit e OSHEE-së kanë bërë kontrolle të shumta në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar.
Vetëm gjatë ditës së premte ka nisur procedimi penal për 6 abonentë të OSHEE, të cilët janë kapur me lidhje të paligjshme në banesë.
Njoftimi i policisë Durrës:
- Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.D vjeç 69, banues në fshatin Shënavlash, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin XH.H, vjeç 67, banues në fshatin Shënavlash, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.B vjeç 36 banues në fshatin Shënavlash, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.P, vjeç 43, banues në fshatin Shënavlash, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen D.K, vjeç 68 banuese në fshatin Shënavlash, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D, vjeç 47, banues në fshatin Shënavlash, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137 i Kodit Penal.





