8 shtator 2015 –  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se më 8-9 shtator 2015 do të kryejë punime për riparimin e një defekti në disa nënstacione që furnizojnë me energji Durrësin dhe Krujën.

E MARTË, MË 8 SHTATOR 2015, ORA 9:00-13:00

U stakua energjia në nënstacionin Fushë-Krujë që mbulon me furnizim bashkinë Krujë, burgun e Krujës, malësinë Krujë, zonën e Krastës, si dhe bizneset në qytetin e Krujës: fabrikën e përpunimit të drurit, antenat e aviacionit Rinas.

U kryen punime për mirëmbajtjen e rrjetit në nënstacionin e Shkozetit. Për pasojë s’patën energji zona e tregut industrial, Sigurimet Shoqërore, ish-fabrika e Bukës, Muzeu i Dëshmorëve, Lagjja e Re, ish-radiostacioni, fabrika e tullave, Currilat, kabinë popullate Shkozet, stacioni pusi 6, karburant “Eurodrin”, Ujësjellës-Kanalizimet, stacioni hekurudhor i udhëtarëve, komplekset tregtare “Flagship” e “Blue Star”, stacioni i vjetër i trenit, “kullat binjake” afër portit, unaza e plazhit, nga shinat e trenit deri te mbikalimi i ri, SHIK-u-spitali i kockave, Shkallnur, Blloku: “Iliria”-“Esmeraldi”-“Florida”, ambulanca e plazhit, zona industriale, “PESPA Alumin”, “Lavdosh Petroshati”, Real TV, Çimento, “Ferra Company”, “Plastika e re”, shkolla “Turgut Ozal”, karburant “Kastrati”, “Korali”, “Delta”, Shkëmbi i Kavajës (“Ylli i Detit”, “Majestik”, “Namik Sadiku”, “Leonardo”, Bar “Tirana”)

E MËRKURË, MË 9 SHTATOR 2015, ORA 9:00-13:00

Nuk do të kenë energji zona e ish-URT-së, OSHEE-ja Durrës, krahu i majtë i stadiumit “Niko Dovana”, ish-NPV-ja, spitali, tregu fruta-perime, njësia e OSHEE-së Durrës, Telekomi, pallati i kulturës “Aleksandër Moisiu”, prefektura-bashkia, shëtitorja “Taulantia”, ish-fabrika e cigareve, Ura Dajlanit-shkolla “Rilindja”, Ura Dajlanit-Apolonia (të dy anët e rrugës, vazhdon deri te “Iliria” ana e detit), pallati i sportit “Ramazan Njala”, muzeu i Dëshmorëve, Gjykata, ish-kirurgjia e vjetër deri te “Vollga”, zona industriale Shkozet, kolaudimi i automjeteve, rrobaqepësia, kafe “Mondial”, Telekomi plazh, plazhi, shinat e trenit-porti.

/portali DurresLajm/