10 qershor 2015 – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin Marvin Rroshi, banues në Durrës, pasi është kapur nga Patrulla e Policisë duke drejtuar motorin tip Piagio, pa targë dhe pa leje drejtimi.
Policia e Durrësit njofton se materialet në ngarkim të Rroshit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/