Durrës, 28 maj 2014 – Pallati 9-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës, i ndërtuar nga biznesmeni Enver Shala, do të shembet nesër.
Policia e Durrësit njofton se shpërthimi i telekomanduar pritet të ndodhë rreth orës 14.00 të së enjtes. INUK e bllokoi pallatin ditë më parë, pasi ndërtuesi nuk dispononte asnjë leje për objektin në fjalë, i cili figuronte i ngritur në një tokë shtetërore. Ndërkohë në datë 18 maj gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë "Arrest me burg" për biznesmenin Shala dhe kryeinspektorin vendor te komunes Rrashbull Fiqiri Dema, te akuzuar per "Ndertim pa leje" dhe "Shperdorim detyre".
Ndersa Dema eshte prangosur dhe ndodhet pas hekurave, policia ka shpallur ne kerkim biznesmenin Shala, i cili nuk eshte gjetur ne adresen ku banonte ne momentin kur efektivet blu shkuan per ta arrestuar.
Para rreth një jave, ekspertët e xhenios nisën hapjen e vrimave në objektin shumëkatësh për vendosjen e eksplozivit. Pallati 9 katësh është i ndërtuar shumë pranë objekteve të tjera, dhe për këtë arsye shembja e tij paraqet një problematikë të veçantë.
Pallati është parashikuar të shembet nga ana e rrugës dhe jo nga sipërfaqja e rërës. Policia njofton se nga ora 14.00-15.00 e ditës së nesërme do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në rrugën interurbane kryesore dhe dytësore Durrës-Kavajë.
Për këtë arsye, policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këtë aks përgjatë orareve të referuara. Në të njëjtën kohë, policia e Durrësit u bën apel të gjithë banorëve dhe bizneseve në afërsi të zonës së shpërthimit që të largohen përtej perimetrit të sigurisë të përcaktuar nga ekspertët.
I gjithë operacioni i shëmbjes së pallatit 9 katësh do të ndiqet nga afër nga efektivët e rendit të policisë së Durrësit, ekspertët e xhenios dhe inspektorët e INUK.
Ky eshte objekti i dyte ne pronesi te biznesmenit te ndertimit Enver Shala qe shembet pasi ehste ndertim pa leje. Muaj me pare, INUK shembi kompleksin "Kamelia" te ndertuar poshte mbikalimit tek Ura e Dajlanit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





