Pallati që shihni në videon e mëposhtme ndodhet në Shkëmbin e Kavajës, pranë “Yllit të detit”.
Pas tërmetit 6.3 ballë, pallati ka humbur një kat, kati i dytë tashmë është rrafsh me tokën, por godina vazhdon të mbetet në këmbë.
I është vënë shiriti bllokues në mënyrë që askush të mos hyjë brenda sepse rrezikon jetë njerëzish.
Nëse para 26 nëntorit dikush do na kishte thënë se do shihnim pamje të tilla, shumë prej nesh nuk do t’i kishim marrë seriozisht.
Por tani, kjo është një pamje që për fat të keq e sheh në shumë ndërtime në Durrës e Plazh.





