Një video e mbërritur në redaksinë e DurrësLajm nga një qytetare tregon dëmet e shumta që ka pësuar një pallat në zonën e plazhit, si pasojë e tërmetit të 21 shtatorit.

Pallati, i cili ndodhet shumë pranë Urës së Dajlanit, ka krisje të shumta në katin e parë dhe nëpër shkallë.

Sipas qytetares, krisjet në kolona janë mjaft të dukshme dhe ata kanë frikë të vazhdojnë të jetojnë aty, megjithëse apartamentet brenda thuajse nuk kanë pësuar fare dëme.

Qytetarja kërkon ndërhyrjen e strukturave shtetërore për riparuar dëmet, sepse tremben për jetën e tyre, nëse do të regjistrohen lëkundje të forta sizmike në të ardhmen.