Partia Demokratike dega Durrës njofton se paraditen e sotme, në orën 10.00, drejtuesi politik i qarkut Edi Paloka do të mbajë një konferencë për shtyp ku pritet të denoncojë dy padi që janë dorëzuar në SPAK.
Nuk dihet ende saktësisht se çfarë do të denoncojë konkretisht Paloka në deklaratën e tij për mediat, por sipas disa burimeve paditë në SPAK lidhen me procesin zgjedhor dhe akuzat e ngritura nga PD për shitblerje votash në qarkun e Durrësit, si dhe me një deputet aktual të PS, që kandidon sërish në këto zgjedhje.
“Sot në orën 10:00 pranë Degës së Partisë Demokratike, Z. Edi Paloka do të mbajë një konferencë për shtyp në media, ku do të bëjë një denoncim për dy padi që janë dorëzuar në SPAK.
Ftojmë të gjithë mediat të jenë prezente!”,- shkruhet në njoftimin e PD.





