DURRËS, 12 dhjetor 2013 – Bashkia e Durrësit ka organizuar një panair në pallatin e kulturës “A. Moisiu”. Ky panair kishte për qëllim ofrimin e mundësive të reja të punësimit për gratë dhe vajzat në nevojë, viktima të dhunës në familje si dhe grave, të cilat vinin nga komunitetet më të rrezikuara të qytetit. Ndërkohë të gjitha grave, të cilat kishin bërë punime dore nga më të ndryshmet u ofrohet një minitreg, si dhe, pse jo, u krijohet mundësi e kontakte të reja për tregtimin e tyre. Në këtë panair përshëndeti zëvendëskryetari i bashkisë Zhuljen Varfaj, i cili deklaroi se në fokus të punës të të gjithë aktorëve pjesëmarrës është nxitja e punësimit. Ky ishte aktiviteti i radhës i organizuar nga bashkia në kuadër të 16-ditëve aktivitete kundër dhunës në familje, me temë “Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër dhunës!”
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





