DURRËS, 3 nëntor 2014 – Brenda 4 orëve blutë e Durrësit kapin një një porto-romanas që mund të shkaktonte vrasje me automatik.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se rreth orës 19:00 të së dielës, më 2 nëntor 2014, banori i Porto Romanos Kristjan Gjergji, ka kanosur një durrsak në lagjen nr. 15.
Thjesht, të dy personat kishin pasur një konflikt për motive të dobëta, por i kërcënuari e kishte marrë seriozisht ngjarjen dhe njoftoi komisariatin e qytetit.
Pas katër orësh, në 23.00, pak para mesnatës, policia prangosi në flagrancë autorin e kërcënimit, të cilit iu bllokua një kallash pa leje me tre fishekë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





