DURRËS, 23 shtator 2013 – Qyteti bregdetar me një javë me mot të kthjellët. Sajti meteorologjik britanik weather.uk (shih tabelën poshtë) parashikon një javë me mot të qëndrueshëm për Durrësin, teksa vetëm të premten dhe të dielën e ardhshme mund të shfaqen re, por mundësia për reshje është minimale. Është era që fryn kryesisht nga veriu apo veriperëndimi që e mban të frenuar keqësimin e kushteve meteorologjike. Temperaturat më të larta do të shënojnë një rritje të shkallëshkallshme nga 24 gradë sot të hënën deri në 28 gradë të dielën. Nata do të jetë e freskët me një rritje të lehtë të temperaturës më të ulët nga 14 gradë deri në 17 gradë celsius. Një mot ideal për shëtitje dhe ekskursione për të moshuarit apo për ata me probleme shëndetësore. Amatorët e detit mund të vazhdojnë të lahen në detin e freskët apo të lundrojnë me mjete turistike.

/Përpunimi i të dhënave: th. m. për agjencinë e lajmeve “Dyrrah”/