DURRËS, 20 qershor 2013 – Dita e sotme, edhe në Durrës, shënon pikun e temperaturave verore, 35 gradë celsius, njoftojnë sajtet meteorologjike ndërkombëtare.
Në ditët në vazhdim do të ketë ulje të lehta të temperaturave maksimale, që të mërkurën e ardhshme parashikohet të arrijnë në 29 gradë celsius.
E diela e votimeve mendohet të jetë 4 gradë më e freskët (31°C) në mesditë dhe 19°C, prandaj mjekët rekomandojnë votuesit, sidomos të moshuar, të shkojnë herët në qendrat e votimit, për të shmangur ndërlikimet kardiake për shkak të vapës.
E rekomandueshme është edhe për moshat e reja, që votimet “t’i heqin qafe’ qysh në mëngjes për të shijuar plazhin.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





