• Deputeti Oerd Bylykbashi mbështet kreun e PD-së Osman Stafa në denoncimin për parkingun. Ish-tatimori mund të jetë kandidatura e parapëlqyer e Berishës për zgjedhjet vendore dhe jo Agron Duka
DURRËS, 26 dhjetor 2014 – Më 21 dhjetor 2014 dega e PD-së ka akuzuar bashkinë e Durrësit se ka paracaktuar fituesin e tenderit për dhënien me koncesion të sheshit te stacioni i trenit në Durrës një muaj më parë se data 22 dhjetor 2014.
Ndërkohë më 22 dhjetor 2014, bashkia e Durrësit shpalli konkursin e hapur për të gjitha subjektet juridike që operojnë në fushën e administrimit të parkimit me pagesë në rrugë për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit, forma e bashkëpunimit agjent tatimor, për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në sheshin “26 Nëntori 1912”, Durrës. Të gjithë të interesuarit duhet të tërhiqnin dokumentacionin, duke filluar nga data 23 dhjetor 2014. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është data 6 janar 2015.
Më 21 dhjetor 2014, kreu i PD-së në Durrës, ish-tatimori Osman Stafa ka ngatërruar koncesionin me agjentin tatimor. Mësohet se Stafa është një nga kandidatët potencialë për kryetar bashkie në zgjedhjet e qershorit 2014. Ai mbështetet dhe nga deputeti i “pjacës së lartë” të PD-së, Oerd Bylikbashi që ka refuzuar të futet në garë për kryetar bashkie. Si njeriu më i besuar ish-kreut të PD-së Sali Berisha, me sa duket, Bylykbashi parapëlqen Stafën se sa deputetin e PR-së, z. Agron Duka, sikurse është përfolur.
Nuk është e rastit që më 21 dhjetor 2014, duke ulur “pjacën”, Bylykbashi shoqëroi Stafën, dhe deklaroi se tenderi i paracaktuar për parkingun e stacionit të trenit “është vijimësi e klientelizmit elektoral të kryebashkiakut Vangjush Dako”. Me sa duket, të gjitha denoncimet e degës së PD-së Durrës ndaj Dakos, do të jenë në funksion të fushatës elektorale,
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





