DURRËS, 22 qershor 2013 –Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri zhvillohen të shtunën, më 22 qershor (il prossimo 22 giugno in Albania avranno luogo le elezioni politiche 2013), sipas presidentit të “Pharma-Matrix” Francesco Matteucci-t, partneri italian i nipit të diktatorit komunist kuban Fidel Kastro.

Sikurse ka bërë të ditur “Dyrrah”-u para disa kohësh, duke iu referuar medieve ndërkombëtare, Shqipëria aktualisht është i vetmi vend në Evropë që shet produktin mjekësor homeopatik kuban vidatox për kurimin e kancerit më anët të akrepit helmues kuban, akrep blu (junceus rhopalurus), që ka veti analgjezike, anti-inflamatore dhe antitumorale.

Është kompania italian “Pharma-Matrix” SHPK, që sjell vidatox-in në Shqipëri, për pasojë me qindra italianë vijnë për turizëm shëndetësor në Durrës dhe Tiranë, duke shmangur shpenzimet e udhëtimit në Kubë.

Më 18 mars 2011 është nënshkruar kontratë njëvjeçare mes kompanisë shtetërore kubane të prodhimit të vidatox-it “Labiofam” SA të Havanës dhe “Pharma-Matrix” SHPK (rruga “Bilal Golemi”, pallati 18, Tiranë) dhe rinovuar më 15 mars 2012.

Drejtori i përgjithshëm i laboratorëve kubanë “Labiofam” është dr. Hoze (José) Antonio Fraga Kastro (Castro), djali i motrës së diktatorit komunist, Fidel Castro, Angela Maria Castro Ruz, lindur më 2 prill, 1923 dhe vdekur më 29 shkurt 2012, më e madhja nga shtatë fëmijët e Angel Castro Argiz dhe Lina Ruz Gonzalez.

Presidenti italian i “Parma-Matrix” SHPK, Dr. Francesco Matteucci ka kontaktuar drejtpërdrejt me nipin e Kastros (shih foton).

Kompania ka një ambulancë në Durrës në rrugën “Egnatia”, pallati 137, para qendrës tregtare “Blue Star” (shih foton), që qëndron hapur nga e hëna deri të shtunën, ora 9-17.00.

Në Tiranë ka dy qendra, një afër ambasadave italiane dhe amerikane dhe tjetrën te “Fresku” në Dajt.

Meqenëse, sipas sajtit të kompanisë, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri zhvillohen të shtunën, më 22 qershor (shih karikaturën që shoqëron njoftimin), ambulancat e Tiranës janë të mbyllura të shtunën, kurse ajo në Durrës, u hap ora 9.00 dhe mbyllet në orën 13.00, ose 4 orë më pak se orari zyrtar i vet. 

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/