31 gusht 2015 – Po ecën në ritme të larta lufta për shfarosjen e karkalecit. Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Dyrrah”, drejtori rajonal i Bujqësisë Vasip Habili Vapa se janë arritur suksese në luftën me karkalecin, insektin e tmerrshëm që gllabëron gjithçka të gjelbër. Habili thotë se 785 hektarë tokë në komunat e qarkut të Durrës-Krujë u infektuan nga karkaleci. Por aksioni i dezinsektimit që po realizohet nga kompania e kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, dha rezultat. Kështu u dezinfektuan 250 ha në territorin e komunës së Xhafzotajt, 150 ha në atë të Rrashbullit, 100 ha në Sukth dhe 70 ha në Bubq të Krujës. Ende po punohet në 115 ha të Manzës dhe 100 ha të Ishmit.

Kurse Myzejen Hysa tha se para qershorit u arrit të luftohej miu i arave në 450 hektarë (100 në Ishëm, 150 në Manzë, 40 në Katundin e Ri, 30 në Sukth, 100 në Thumanë etj).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/