20 korrik 2015 – Qyteti i Durrësit dhe zonat përreth tij gjatë natës së kaluar u përfshinë nga mjegulla e dendur, pasojë e proceseve të kondensimit dhe avullimit mbi det.
Nga mesnata e kaluar deri në orët e para të mëngjesit, rajoni bregdetar u mbulua nga mjegulla e dendur e cila pengoi pjesërisht edhe qarkullimin e automjeteve.
Shtresa e dendur nisi të shpërndahet sot rreth orës 5:30, duke ia lënë vendin temperaturave të larta që në mesditë pritet të arrijnë 38 gradë Celsius.
Mjegulla disaorëshe është një fenomen i pranishëm në gjirin detar të Durrësit, por ajo edhe këtë herë nuk ka penguar veprimtarinë normale në portin më të madh të vendit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





