DURRËS, 3 shtator 2014 – Rrofshin sekuestrimet që bën shteti në subjektet kontrabandiste: tregjeve të shumicës, restoranteve dhe picerive po u intereson të blejnë boçe pishte të butë, për më tepër kur ato shiten lirë, si dhe dru zjarri, madje, jo do si do, por lis, akacie dhe shelg.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Pyjor Durrës (me seli në Krujë) njofton se do të zhvillojë ankand për shitjen e 150 kv boçe pishë e butë me çmim fillestar 200 lekë / kv në ekonominë pyjore të Rrotullës, në Shënpjetër të komunës së Ishmit.
Kurse më 9 shtator 2014 është ankandi për shitjen e druve të zjarrit të sekuestruar: 23.7 mst zjarri lis me çmim fillestar 2 050 lekë; 3 mst shelg dhe 2,8 mst akacie me çmim fillestar me çmim fillestar 1 700 lekë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





