• Lëndohen makinisti dhe ndihmës i tij, si dhe thyhen tre xhama të lokomotivës nr. 1049 në stacionin e Shkodrës

  • Blutë e qytetit bregdetar kapin një 17-vjeçar që vodhi në mesnatën e 24 shtatorit vagonët që shkonin nga Ura e Dajlanit në Elbasan

  • Hekurishtet “prodhojnë” 46 për qind të vëllimit të mallrave në transportin hekurudhor

DURRËS, 25 shtator 2014 –  Ndonëse në drejtorinë e përgjithshme të Hekurudhës shqiptare (HSH) sha dhe Inspektoratin Hekurudhor të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës me seli në Durrës, nuk kishin dijeni për një incident të ndodhur në mesnatën e 23-24 shtatorit 2014, “Dyrrah”-u dhe uniformat blu u informuan se ishte sulmuar treni i skrapit Durrës (ngarkuar në Terminalin Lindor të portit të Durrësit). 

NGA TERMINALI LINDOR

Sipas një njoftimi zyrtar të drejtorisë së policisë së shtetit të qarkut të Durrësit, më 24 shtator 2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 17-vjeçarit M. H., banues në Durrës, sepse rreth orës 1.45 të pas mesi të natës të 24 shtatorit 2014, tek Ura e Dajlanit, adoleshenti u kap me hekurishte të vjedhura në trenin e mallrave Durrës-Elbasan.

Në mëngjesin e 24 shtatorit 2014 “Dyrrah”-u u informua se lokomotivës me nr. 1049 i ishin thyer tre xhama të kabinës dhe se u lënduan makinisti e ndihmësi i tij, të dy me banim në Laç.

 “Dyrrah”-u pa futjen e lokomotivës nr. 1049 për ndërrim xhamash.

NGA BAJZA

Sipas njësisë së biznesit të mallit në HSH sha ka ndodhur dhe një ngjarje tri ditë më parë në stacionin e Shkodrës me trenin ndërkombëtar Bajzë-Elbasan të ngarkuar me skrap.

Për ngjarjen e 24 shtatorit 2014 tek Ura e Dajlanit, të njoftuar nga organet ligjzbatuese të qytetit bregdetar askush nuk dinte gjë, edhe pse në dispeçerinë qendrore në Durrës ka grafikë të lëvizjes së trenave, ku regjistrohet gjithçka.

“Dyrrah”-ut iu tha se trenat e mallrave shoqërohen me personel shtesë për t’i mbrojtur nga keqbërësit dhe se skrapin e kanë mallin kryesor të transportit, që u siguron të ardhura të konsiderueshme.

ANALIZË EKONOMIKE

Ashtu si dhe porti që shkarkon hekurishte importi, edhe hekurudha transporton skrapin nga porti (Terminali Lindor) për në Elbasan si dhe nga stacioni ndërkombëtar i Bajzës, në kufi me Malin e Zi.

Sipas statistikave zyrtare, që “Dyrrah”-u i siguroi nga mirësjellja e HSH sha, gjatë 8 mujorit 2014, për transportin e skrapit janë përdorur në total 2 247 vagonë me 81 810.45 tonë, duke kryer një vëllim prej 11 825 130.2 t/km.

Parë në strukturën e vëllimit gjithsej të hekurudhës, për skrap janë përdorur 47 për qind e vagonëve, që përballuan 44,2 për qind të vëllimit në tonë dhe 46 për qind të vëllimit në ton/km.

Disa të dhëna

Si 8-mujor 2014 në drejtimin Bajzë-Elbasan u përdorën 926 vagonë në distancë 216 km kryen një vëllim prej 40 641.95 tonë skrap dhe 8 778 661.20 ton/km.

Totali i transportit ndërkombëtar të mallrave: 2 154 vagonë që transportuan 86 427.32 tonë me 15 405 665.8 t/km

Raporti skrap/total ndërkombëtar: 70 për qind e vagonëve që kryen 47 për qind të vëllimit në tonë dhe 57 për qind të t/km.

Si 8-mujor 2014 në drejtimin e brendshëm Durrës-Elbasan: u përdorën 1 321 vagonë në distancë 74 km 41, që kryen 168.50 tonë skrap me 3 046 469 t/km.

Totali i vëllimit të transportit të mallrave si hekurudhë 4 728 vagonë, që transportuan 184 704.65 tonë mallra të ndryshme me 25 689 645.86 ton/km.

Burimi: HSH sha; përpunimi: durreslajm.com.        

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/