Partia Demokratike Durrës denoncon parregullsi dhe presione në qendrat e votimit te shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto”.

Sipas zedhënëses Jola Hysaj, drejtori i AKU-së, Roni Shqopa ushtron presion brenda QV-ve, ndërsa Policia e Shtetit nuk reagon.

Fotot e dërguara nga Partia Demokratike

PD dëshmon përmes këtyre fotove brenda QV-ve praninë e drejtorëve të institucioneve si Flamur Gjuzi etj, ndërkohë që deklaron se shumë nga pajisjet PEI nuk funksionojnë.