DURRËS, 6 shkurt 2014 – Në strukturat vendore të PD-së Durrës vazhdon ende debati lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në reformën territoriale. Qendra e ka bërë të qartë se hë për hë nuk do të ketë bashkëpunim me shumicën qeverisëse. Ndërkohë, kur në prag të zgjedhjeve në parti, kryetari i PDSH-së Lulzim Basha po bën thirrje për ribashkim dhe nevojën e afrimit të themeluesve, ka lënë përshtypje të keqe “survejimi” që është bërë më 30 janar 2014 në portalin e selisë blu vendore ndaj dy prej kontribuuesve më të spikatur, Vaso Papaj dhe Seid Kërtusha.

Më 30 janar 2014 portali i PD-së Durrës ka riprodhuar një lajm të ATSH-së (por pa e cituar) me titull “Durrës: Ndarja e re administrative, konsultë me ish-drejtues të qeverisjes vendore”, ku flitej për një konsultim mbi implikimet e ndarjes së re administrative, të iniciuar nga nanoisti, ish-kryeministri Ylli Bufi, me ish-drejtues të njësive vendore të Qarkut të Durrësit, por edhe ish-deputetë e ish-anëtarë të kabineteve qeverisëse. E vetmja gjë origjinale e organit të PD-së, jashtë tekstit të ATSH-së, ishte zbulimi se “në konsultim ishin Vaso Papaj, ish-kryetar i Këshillit të Rrethit; Seid Kërtusha, ish-kryetar i Këshillit të Qarkut; Miri Hoti, ish-kryetar i Bashkisë; Bardhyl Agasi, ish-deputet; Paqësor Zeneli, ish-zv/ministër i pushtetit vendor; etj” [Agasi dhe Zeneli janë nanoistë]. Jehona e këtij konstatimi vazhdon ende, pasi ka debate midis “skifterëve” dhe “pëllumbave” nëse duhej marrë në pjesë në takim.

Info

Klani që financon portalin, kundërshtar i Bashës, ka pushuar nga puna gruan dhe vajzën [e diplomuar për arkitekte me medalje ari në universitetin “La Sapienza” të Romës] të Vaso Papajt. Seid Kërtushën, sekretar për zgjedhjet, e hoqën nga posti i kryetarit të qarkut, e lanë ca kohë pa punë dhe e degdisën nëndrejtor porti.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/