Personalitete që largohen fizikisht e që bëjnë “Peizazhin e pyllit të rralluar”, muzika e Feim Ibrahimit e poezia e përzgjedhur do të vijnë të hënën në qytetin ku Ibrahimi u rrit, në Durrës.

Në orën 19:00 nis në qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu” programi që përfshin 26 vite krijimtari, të artistit që jetën ia kushtoi muzikës, deri në ditën e fundit të jetës, e që cilësohet themeluesi i muzikës moderne shqiptare .

Partiturat e të gjitha veprave të këtij projekti, do të botohen përmes disqeve dhe do të jenë në dispozicion të të gjithë atyre që do të duan t’i shijojnë dhe interpretojnë.

Detajet i gjeni më poshtë:

𝐹𝑜𝑛𝑑𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖 𝐾𝑢𝑙𝑡𝑢𝑟𝑜𝑟 “𝐹𝑒𝑖𝑚 𝐼𝑏𝑟𝑎ℎ𝑖𝑚𝑖” 🎹
𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑜𝑛:

𝗙𝗘𝗜𝗠 𝗜𝗕𝗥𝗔𝗛𝗜𝗠𝗜 🎼
𝗣𝗘𝗜𝗭𝗔𝗭𝗛 𝗜 𝗣𝗬𝗟𝗟𝗜𝗧 𝗧𝗘̈ 𝗥𝗥𝗔𝗟𝗟𝗨𝗔𝗥
𝓚𝓸𝓷𝓬𝓮𝓻𝓽 🎵

𝘔𝘦 𝘱𝘫𝘦𝘴𝘦̈𝘮𝘢𝘳𝘳𝘫𝘦𝘯 𝘦:
𝗩𝗶𝗸𝗲𝗻𝗮 𝗞𝗮𝗺𝗲𝗻𝗶𝗰𝗮 | 𝗚𝗲𝗻𝗰 𝗧𝘂𝗸𝗶𝗰̧𝗶
𝗘𝘁𝗿𝗶𝘁𝗮 𝗜𝗯𝗿𝗮𝗵𝗶𝗺𝗶 | 𝗞𝗹𝗮𝘂𝗱𝗶𝗼 𝗭𝗼𝘁𝗼

𝟭𝟰 𝗡𝗲̈𝗻𝘁𝗼𝗿 | 𝗢𝗿𝗮 𝟭𝟵:𝟬𝟬
📍 𝘛𝘦𝘢𝘵𝘳𝘪 “𝘈𝘭𝘦𝘬𝘴𝘢𝘯𝘥𝘦̈𝘳 𝘔𝘰𝘪𝘴𝘪𝘶”

🔖 Koncerti e merr titullin nga një prej poezive të Dritëroit, poetit dhe mikut të madh të Mjeshtrit Ibrahimi, poezi, e cila është teksti i romancës që hap mbrëmjen dhe ku pylli i rralluar është bota jonë, që humbet ditë pas dite “drurët” e saj të vyer…!

Programi përfshin 26 vite krijimtari, 26 vite gëzimesh e vuajtjesh shpirtërore të një artisti që jetën ia kushtoi muzikës deri në ditën e fundit të tij!

Partiturat e të gjitha veprave të këtij projekti, do të botohen dhe do të jenë në dispozicion të të gjithë atyre që do të duan t’i interpretojnë!

Më pas do të vijë për të gjithë ju, edhe CD-ja e regjistruar nga Vikena, Genci, Klaudio dhe Etrita.

𝓙𝓾 𝓶𝓲𝓻𝓮̈𝓹𝓻𝓮𝓼𝓲𝓶! 🎼