DURRËS, 5 janar 2014 – Ndonëse fluksi i udhëtarëve për festat e fundvitit ishte më i ulët se periudhat e mëparshme, blutë kanë marrë masat e plota për normalitet. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se gjatë periudhës 25 dhjetor 2013-4 janar 2014 në pikën e kalimit kufitar në portin e Durrësit (terminali i trageteve) u përpunuan në kohë 25 770 udhëtarë dhe 5 670 automjete. Kanë hyrë 9 638 shqiptarë dhe 3.422 të huaj. Janë larguar 8 560 shqiptarë dhe 4 150 të huaj. Krahas punës në drejtim të përpunimit të shtetasve e mjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në të cilën po vijon puna me një total prej 28 sportelesh në total, rëndësi përgjatë periudhës së fluksit iu kushtua edhe punës për evidentimin e shkeljeve të tjera të karakterit ndërkufitar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





