2 shtator 2015 – Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit ka pasur një fluks të madh vizitorësh në vitin 2015. Në 5 muaj, pas rihapjes së sallave të muzeut, numri i vizitoreve ka arritur në rreth 10 666 persona në muze si dhe rreth 7 800 në amfiteatër. Krahas tyre, ka pasur edhe një numër të madh nxënësish, të cilëve u janë krijuar kushte për t’u njohur me vlerat e mëdha kulturore të qytetit dhe edukimin e tyre shumëdimensional.
Drejtori i drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare Durrës Ledion Lako thotë se çmimet e biletave janë të njëjta si për vizitoret vendas ashtu edhe për turistët e huaj; për vizitat në objekte kulturore-historike, muze arkeologjik dhe amfiteatër romak këto bileta shërbejnë si paketë turistike. Ndërsa vizitat në termat (banjat) romake janë falas.
/Portali “DurresLajm”/