·        Në periudhën janar-shtator 2014 në maternitetin bregdetar raportohet se ka pasur 336 aborte gjithsej, ku 320 ishin spontane dhe vetëm 16 ndërprerje

DURRËS, 23 tetor 2014 –  Sipas statistikave zyrtare të drejtorisë rajonale së shëndetësisë Durrës, në periudhën janar-shtator 2014 ka pasur 2 113 lindje gjithsej, prej të cilave vetëm 62 ishin të parakohshme; është fakt kureshtar që vetëm 2 lindje ishin jashtë martese.

Në 9-mujorin 2014 pati 1 288 lindje, ose 61 për qind e numrit gjithsej, që ishin normale; kurse 809, ose 38,2 për qind janë bërë me operacion cezarian (seksio cezarea); 16 lindje ishin me anomali kongjenitale.

Fatkeqësisht ka pasur 13 fëmijë të lindur të vdekur dhe fatmirësisht asnjë nënë nuk vdiq gjatë lindjes.

Nga ana tjetër, raportohen 336 aborte gjithsej, ku 320 ishin spontane dhe vetëm 16 ndërprerje.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/