Durrës, 20 maj 2014 – Dy grindje për motive të dobëta kanë rrezikuar të marrin përmasa më të mëdha, pasi dy nga personat e përfshirë në to kanë mbetur të plagosur lehtë.
Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin F.S., 19 vjeç, i cili rreth orës 08.10, në lagjen 8 Durrës, dyshohet se ka goditur me thikë në kokë shtetasin I.Ç., 20 vjeç. Të dy të rinjtë banojnë në Durrës. Pas plagosjes, i dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal, ku dhe ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur proçedimin penal në gjendje të lirë edhe për shtetasen F.S., 38 vjeçe, nga Borizanë, Krujë, sepse dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin E.Sh., 37 vjeç,bashkëfshatar i saj. Aktualisht ky shtetas ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Për të dy agresorët, 19 vjeçarin F.S. dhe 38 vjeçaren F.S. policia e Durrësit ka nisur procedimin penal me akuzën “Plagosje e lehtë me dashje”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





