DURRËS, 11 gusht 2014 –  Në harkun e një jave kanë hyrë dhe dalë 46 tragete në portin e Durrësit, nga ku kanë zbritur 40 594 dhe kanë ikur 13 306 udhëtarë.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrës-Krujës njofton se gjatë javës së kaluar, 4-10 gusht 2014, policia kufitare në Portin e Durrësit ka përballuar përpunimin në hyrje / dalje të 46 trageteve.

Me këto mjete lundruese kanë udhëtuar 53 900 veta (kanë zbritur 40 594 dhe kanë hipur për t’u larguar 13 306 veta).

Po sipas bluve, nëpërmjet këtyre trageteve, gjatë javës kanë hyrë në territorin shqiptar  9 315 shtetas të huaj.

Në këtë periudhë kufitarët e portit kapën 3 të kërkuar, si dhe proceduan për vepra të ndryshme penale 4 shtetas.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/