Një ngjarje e rëndë, por që fatmirësisht nuk është finalizuar, ka ndodhur një ditë më parë në Durrës.
Para Gjykatës së Rrethit, një shtetas ka tentuar të djegë veten me benzinë, pasi është njohur me vendimin e gjyqit.
“Në lagjen nr. 2, para godinës së Gjykatës, shtetasi A.Sh, vjeç 59 banues në Durrës, për një vendim gjyqi, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Me cilësinë e provës u bllokua një bidon 0.5 l me benzinë” thotë policia e Durrësit në njoftimin e saj.
Fatmirësisht, tentativa ekstreme e 59-vjeçarit nuk u vu në jetë.





