Durrës, 7 korrik 2014 – Javën e shkuar Ministria e Financave ka ekzekutuar 104 vendime gjyqësore në favor të të larguarve nga puna me një vlerë prej 87,3 milionë lekë (rreth 900 mijë dollarë). Mes 104 të larguarve që kanë përfituar dëmshpërbimin e njohur nga gjykata figurojnë edhe 5 punonjës të bashkisë së Durrësit (punonjës administrate dhe ndërmarrjeve në varësi).

Sipas listës së hartuar nga Ministria e Financave kanë përfituar dëmshpërblimin 5 punonjësit e bashkisë Durrës:

BASHKIA DURRES  – GENTIAN KARULI  – 5000 lekë
BASHKIA DURRES  – XHEMIL RIBAJ  – 5000 lekë
BASHKIA DURRES  – LUIGJ STENAJ  – 10000 lekë
BASHKIA DURRES  – ASTRIT SHPUZA  – 50000 lekë
BASHKIA DURRES  – CEL VAKAJ  – 5000 lekë

Pjesa dërrmuese e 104 punonjësve të larguar nga puna, të cilëve u janë ekzekutuar pagesat në bazë të vendimeve gjyqësore i përkasin vitit 2014, por nuk mungojnë edhe ata që janë larguar nga puna nga qeveria e kaluar, madje disa pagesa shtrihen deri ne vitin 2007. 

Gjatë javëve të fundit, Ministria e Financave ka disborsuar rreth 15 milionë dollarë për shlyerjen e detyrimeve të lindura nga vendimet e gjykatave në favor të të larguarve nga administrata, ashtu si dhe kompanive private që kanë fituar çështjet ndaj institucioneve shtetërore.

Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se në total vendimet gjyqësore që do të shlyhen nga institucionet në favor të të larguarve, si dhe në favor të kompanive kapin shifrën e 40 milionë dollarëve.

Në total numërohen rreth 1 mijë të larguar të cilëve u janë kaluar shumat e vendosura nga gjykatat për largim të padrejtë nga puna.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/