Një dyqan është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotën në lagjen nr.13 në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M.
Si pasojë ka marrë djegie të vogla dhe është dërguar në spital. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M., i cili ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.





