Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit.

Sipas njoftimit të policisë shkak është bërë një shkëndije elektrike.

Ndërkohë raportohet vetëm për dëme materiale.

NJoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.