Një makinë me targa blege ka marrë flakë në lëvizje ditën e sotme, pranë Pallatit të Sportit në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shoferi ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili më pas ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.