Një automjet i parkuar në oborrin e një banese private në Xhafzotaj, Durrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Ndërhyrja në kohë e efektivëve të zjarrfikëses ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, i cili nëse përparonte mund të rrezikonte edhe shtëpinë.

“DurrësLajm” mëson se zjarri në automjet ka qenë aksidental, për shkak të një difekti teknik.

Makina tip “Fiat” është djegur thuajse plotësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Kjo është herë e dytë brenda 24 orëve, që një automjet përfshihet nga flakët në Durrës.

Një natë më parë, policia njoftoi se mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen nr.13, si pasojë e difekti teknik në bombulën e gazit mori flakë mjeti tip “Cadillac”, me drejtues shtetasin A. A. Nga flakët u shkaktuan vetëm dëme materiale.